E FUNDIT/ Deputeti i PD-së goditet me shkopa gome, dalin PAMJET: “Të vetët” e dërgojnë në spital

Nga protesta e tensionuar e demokratëve, ka mbetur i lënduar dhe deputeti demokrat Bledjon Nallbati.

Në pamjet e siguruara nga burimet shikohet momenti kur Nallbatit i hidhet spraj në fytyrë. Ndërsa konfirmohet se ai është goditur dhe me shkopa gome.

Për rrjedhojë mësohet se Nallbati është dërguar nga demokratët në ambientet spitalore për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Edhe pse kryedemokrati Berisha u shpreh se protesta e sotme do të ishte paqësore, situata është tensionuar duke lënë pas disa persona të lënduar.

Nga përplasjet mes policisë dhe pjesëmarrësve në protestën e sotme mbetën të dëmtuar 8 punonjës policie si dhe demokrati Bledjon Nallbati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT