E FUNDIT/ Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT, shtrohet në repartin e Kardiologjisë! Ja si paraqitet gjendja e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar mbrëmjen e sotme me urgjencë në QSUT, pas komplikacioneve shëndetësore.
Bëhet me dije se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital, pasi ka pasur vështirësi me frymëmarrjen.
Po ashtu raportohet se Moisiu është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim nga stafi mjekësor.
Ndërsa bëhet me dije se gjendja shëndetësore e ish-presidentit për momentin është stabël.
Gjithashtu raportohet se mjekët janë duke vlerësuar situatën për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale të nevojshme.