“E kam dashur dhe e dua”, reagimi RRUFE i Ilir Metës pas intervistës së Kryemadhit dhe ftesa për gazetaren: Meritoni të dëgjoni disa të vërteta

Presidenti i Partisë së Lirisë, i cili prej tetorit të vitit 2024 ndodhet në ambientet e burgut ka reaguar pas intervistës që ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, dha për emisionin “Breaking”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vënë sërish në dukje kushtet në të cilat ndodhet, Meta i është drejtuar publikisht moderatores së këtij emisioni, gazetares Fjori Dardha, duke e ftuar këtë të fundit që ta intervistojë dhe ta pyesë për gjithçka që i intereson.

Pasi, sipas ish-presidentit ajo dhe publiku meritojnë që të “dëgjojnë edhe gjëra të vërteta”, duke “thumbuar” kështu ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin dhe duke  hedhur kështu dyshime mbi vërtetësitë e fjalëve të saj.

“E dashur Fiori Dardha, Më informuan sot se ke qenë e shqetësuar për situatën time shëndetësore, pasi unë nuk kam patur mundësi t’ju ndjek live, se këtu në IEPV “Jordan Misja”, nuk ka patur energji elektrike as sot. Meqë ju punoni në Top Neës ju garantoj se jam në Top Formë. Jeni e mirëpritur në çdo kohë për të më intervistuar, jo vetëm për të më pyetur për shëndetin, por dhe për gjithçka tjetër ju intereson, rreth meje, Partisë së Lirisë apo politikës. Ju meritoni të dëgjoni edhe gjëra të vërteta”, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT