“Është pa shkollë”, ngriti padi për prokurorin Dado, Administrativja i kthen mbrapsht dokumentin Veliajt: Ka nevojë për plotësime

Ditën e sotme, Gjykata Administrative e Tiranës ka kthyer mrbapsht padinë e ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe prokurorit të posaçëm, Ols Dado.

Burimet për mediat bëjnë me dije padia është kthyer mbrapsht për shkak se dokumenti paditës është pa vulë dhe numër protokolli.

Në kërkesën e tij, Veliaj mësohet të ketë kërkuar pavlefshmërinë e dekretimit të emërimit në detyrë të prokurorit Ols Dado, i cili ëhstë dhe një nga prokurorët e dosjes së tij.

Veliaj pretendon se emërimi i Dados në 2008 është kryer në kundërshtim me ligjin me argumentimin se Dado është punësuar pa kryer arsimimin e nevojshëm, shkollën e Magjistraturës.

Gjithashtu ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u realizua seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës të zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Burimet bëjnë me dije se GJKKO e rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë duke lënë në fuqi arrestin në paraburgim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT