Evi Kokalari kap në gabim Blendi Fevziun: Abuzuesi seksual Jeffrey Epstein nuk ka ardhur në Shqipëri, ke ngatërruar kodin e aeroportit (FOTO)

Aktivistja konservatore Evi Kokalari thotë se një pjesë e asaj që ka trajtuar gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, nuk ka qenë e saktë pasi abuzuesi seksual Jeffrey Epstein nuk ka ardhur në Shqipëri, në 2018.
Sipas Kokalarit, kodi i aeroportit “ALB” që është trajtuar me pretendimin se Epstein ka kryer një fluturimi në vendin tonë, në fakt lidhet me kryeqytetin e shtetit amerikan të Nju Jorkut, Albany.
Ajo thekson se “ALB” është kodi i aeroportit ndërkombëtar të Albany, në New York, kurse kodi i aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, është “TIA”.
“Jeffrey Epstein nuk ka qenë kurrë në Shqipëri, dhe as avioni i tij nuk është ulur ndonjëherë këtu. Gazetaria në Shqipëri të lë pa fjalë”, shkruan aktivistja konservatore Evi Kokalari, duke treguar dhe kodet e të dy aeroporteve.