FAKSIMILE/ Zbardhet padia e aktores, Anila Bisha kërkon nga gjykata të pezullojë Ministren Diella: Po më shkakton dëm të madh, të pakthyeshëm

Diella, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka përfunduar në Gjykatën Administrative të Tiranës. Aktorja e njohur Anila Bisha ka paditur Këshillin e Ministrave dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke kërkuar pezullimin e ministres.

Siç dihet, aktorja Anila Bisha përfaqëson zyrtarisht zërin dhe imazhin e Diellës, sipas një kontrate bashkëpunimi 1-vjeçare të dakordësuar një vit më parë.

Diella lindi më 19 janar 2025 për të lehtësuar me zë, figurë dhe shpejtësi shërbimet online për qytetarët e çdo grupmoshe dhe shërbeu nga janari si Asistente Virtuale e platformës kombëtare e-Albania, deri kur Edi Rama vendosi ta bënte ministre.

Mirëpo, përhapja kaq e gjerë e Diellës në shërbime dhe posti qeveritar, kanë bërë që aktorja Anila Bisha të kërkojë pezullimin e saj, sepse marrëveshja ka përfunduar më 31 Dhjetor 2025 dhe tani, ministrja është e paligjshme.

FAKSIMILE/ Zbardhet padia e aktores, Anila Bisha kërkon nga gjykata të

Padia e aktores Anila Bisha ne Gjykaten Administrative Tirane

Këtë kërkon edhe Anila Bisha, që deri në zgjidhjen e çështjes, Gjykata Administrative të vendosë që avatari i ministres Diella, krijuar me zërin dhe imazhin e aktores, të mos përdoret.

“Kërkuesja do të investojë gjykatën me kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, pasi vlerëson se, si rrjedhoje e veprimeve të palës së tretë, asaj i është duke iu shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Më herët, aktorja ka deklaruar se ka regjistruar mijëra minuta për të krijuar Diellën, sipas një marrëveshje me AKSHI, por vetëm që avatari i krijuar me inteligjencë artificiale të përdorej për shërbimet e e-Albania, jo për post qeveritar.

Anila Bisha ka thënë se është paguar shumë pak për famën që ka marrë sot Diella, duke theksuar se marrëveshja ka qenë vetëm për shërbimin e saj në e-Albania. Ndaj, për imazhin si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artaificiale, Qeveria shqiptare duhet të paguajë.

Derisa një marrëveshje të arrihet, çështja do të shqyrtohet nga Gjykata Administrative Tiranë, e cila nëse zgjedh të pranojë sigurimin e padisë, “ngrin” funksionet e ministres Diella.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT