Familja Kola “u shua” tragjikisht/ DETAJE të reja nga momentet e tmerrit, djali mori në telefon ambulancën por ngatërroi adresë: Motra ime është e sëmurë…

Mbrëmja e së mërkurës shënoi një tragjedi që tronditi dhe preku thellë opinionin publik, një familje e tërë “u shua” pasi u helmuan nga monoksidi i karbonit. Ndërkohë që detaje të reja kanë dalë në dritë nga ato momente tmerri që  kanë përjetuar katër anëtarët e familjes Kola, pak para se të mbyllnin sytë përgjithmonë.

Në orën 19:58, Hajdari telefonoi numrin 112, i cili e lidhi me numrin 118, shërbimi i urgjencës në Itali. “Motra ime është e sëmurë”, i tha ai operatorit gjatë një telefonate 11-minutëshe, para se të humbte ndjenjat.

Sipas raportimit të mediave italiane, ambbulanca mbërriti në orën 20:03, por adresa ishte e gabuara. Hajdari, ose si e thërrisnin faliljarët dhe të afërmit Dario, ndoshta në shok nga monoksidi i karbonit, ngatërroi adresën duke thënë se jetonte në numrin 168 në vend të 186. Që si distancë gjeografike është treqind e pesëdhjetë metra larg adresës së saktë.

Ambulanca nuk u largua, por u përpoq të gjente adresën e saktë, në këtë moment u thirrën karabinierët për ndihmë të cilët arritën të gjurmojnë personin që ngriti alarmin duke identifikuar kështu adresën e saktë.

Por tashmë ishte tepër vonë, familja Kola nuk ishte më, e vëllai i Arti Kolës, u helmua duke tentuar ti shpëtonte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT