Gilmando Dani “u hoq qafe” me urdhër të Ergys Agasit? Sali Berisha nuk përmbahet para Kuvendit: Ai po lëviz i lirë nga kafja në kafe, ka kërcënuar prokurorët

Lideri i të djathtëve, Sali Berisha jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama dhe personave të cilët sipas tij janë të përfshirë me kryeministrin.
Kreu i opozitës e cilësoi situatën politike si një krizë të rëndë për vendin, duke pretenduar se Rama po përdor pushtetin dhe institucionet për të mbrojtur veten nga skandale të rënda korrupsioni.
Berisha u shpreh se Ergys Agasi është duke intimiduar sistemin e drejtësisë, duke theksuar se sot prokurorët po përballen me kërcënime serioze.
“Ka një çështje në rendin e ditës të çdo shqiptari dhe kjo çështje është grushti i shtetit kundër shtetit, i kryer nga Edi Rama për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet e tmerrshme. A e shihni ju se edhe imunitetin po e përdor për të mbuluar Agasin. A e dini ju se Agasi është sot i lirë nga kafja në kafe? A e dini ju se Agasi është organizatori i kërcënimit të prokurorëve?
Në vitet 2005-2013 janë arrestuar dhe vendosur para ligjit 1500 banditë dhe kapobanda, prej tyre, disa, jo pak, kanë marrë dënime përjetë dhe janë edhe sot. Disa u lirua nga Edi Rama”, tha Berisha, i cili më tej u ndal te atentati i përgjashkshëm në Rinas ku vdiq Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Sipas Berishës ky atentat ishte i organizuar nga Agasi.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ka një çështje në rendin e ditës të çdo shqiptari dhe kjo çështje është grushti i shtetit kundër shtetit, i kryer nga Edi Rama për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet e tmerrshme. A e shihni ju se edhe imunitetin po e përdor për të mbuluar Agasin. A e dini ju se Agasi është sot i lirë nga kafja në kafe? A e dini ju se Agasi është organizatori i kërcënimit të prokurorëve? Në vitet 2005-2013 janë arrestuar dhe vendosur para ligjit 1500 banditë dhe kapobanda, prej tyre, disa, jo pak, kanë marrë dënime përjetë dhe janë edhe sot.
Disa u lirua nga Edi Rama. Të tjerë kanë marrë dënime 25-30 vite e me radhë. Por ju jeni dëshmitarë, nuk ka pasur kërcënime të paktën prokurorë nuk kanë dalë publikisht të thonë se po na kërcënojnë. Unë besoj se kanë kërcënime sot. Nuk i shtojnë ata. Unë e kam kollaj të them se Altin Troplini gënjen, jo nuk them se gënjen. Sepse mekanizmi i kërcënimit me jetë të tyre është mekanizmi që përdor Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit. E patë ekzekutimin në sheshin e pushtetit? Aeroporti është sheshi i pushtetit. Është sheshi më i mbrojtur i vendit.
Aty mund të ekzekutojë vetëm policia. Askush tjetër nuk çmendet të marrë guximin të kryejë atë vrasje që e panë shqiptarët. Ajo ishte vrasje e organizuar nga Ergys Agasi. Ishte nga ato që thoshte pam, pam, pam. E dëgjuat ju. Plus pastaj e vërteta është se e tepruan kur e krahasuan me dosjen e atij tjetrit, se nuk ka ndonjë ngjashmëri të madhe. Por nuk është se galeria e Ergys Agasit, e videove dhe fotografive është nga më të turpshmet dhe në krye të këtij turpi qëndron Edi Rama.