I doli emri në dosjet e Epstein, Bill Gates thyen heshtjen: Pendohem për çdo minutë që kalova me të kërkoj falje

Filantropi dhe miliarderi amerikan bashkëthemelues i “Microsoft”, Bill Gates ka folur për herë të parë për përmendjen e tij në tre milionë faqet e dosjeve të Jeffrey Epstein të publikuara së fundmi, duke thënë se i vjen keq që ka pasur ndonjëherë kontakt me abuzuesin e dënuar për krime seksuale.
Dokumentet tregojnë mesazhe në llogarinë e email të Epstein, të cilat pretendojnë se Gates e kishte përdorur atë për të organizuar takime romantike me gra dhe kishte marrë një infeksion seksualisht të transmetueshëm.
Në një intervistë ekskluzive me Kryeredaktorin Politik të 9News, Charles Croucher, Gates i mohoi përsëri akuzat “e rreme”.
“Me sa duket, Jeffrey i shkroi një email vetes. Ai email nuk u dërgua kurrë. Emaili është i rremë”, tha ai. “Nuk e di se çfarë po mendonte aty. A po përpiqej të më sulmonte në ndonjë mënyrë? Çdo minutë që kalova me të, pendohem dhe kërkoj ndjesë që e bëra këtë.”
Melinda French Gates i tha sot NPR-së se akuzat i kujtuan asaj kohë “shumë, shumë të dhimbshme” në martesën e saj, duke shtuar se ish-burri i saj miliarder ishte një nga shumë që kishin pyetje për t’u përgjigjur në lidhje me Epstein-in.
Gates tha se u takua me Epstein në vitin 2011 dhe patën disa darka së bashku gjatë tre viteve, por kurrë nuk e vizitoi ishullin e tij dhe as nuk pati marrëdhënie me gra.
“Isha budalla që kalova kohë me të. Isha një nga shumë njerëz që pendohen që e njohën ndonjëherë.”