Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë me iniciale B.K..

Polici akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj, shënjestra e atentatit.

Gjatë sulmit me armë, efektivi u është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.

Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se kontrolle të imtësishme në Lezhë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT