Kamioni përfundoi te “Uji i Ftohtë”, qytetari rrëfen momentin e aksidentit: Po pija kafe, vetëm kur dëgjova një zhurmë të fortë

Një qytetar ka rrëfyer momentin e aksidentit të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Dëshmitari shprehet se ai në momentin e ngjarjes, ai ishte në një lokal duke pirë kafe kur papritmas, qytetari bashkë me shokët e tij kanë dëgjuar një zhurmë e menjëherë kanë dalë jashtë për të parë se çfarë ndodhi.

Në momentin kur makina është përplasur me barrierën rrugore, personat që ishin pranë zonës menjëherë kanë marrë kazmën e lopatat për të nxjerrë nga kamioni shoferin.

“Ne ishim poshtë në lokal duke pirë kafe. Dëgjuam zhurmën dhe dolëm jashtë. Morën çunat kazmën e lopatat për të ndihmuar. Makina kishte rëndë përmbys. Shoferin e mori ambulanca e dërgoi në spital” thotë dëshmitari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT