“Kemi marrë masat e duhura”, bllokimi i aksit në Librazhd-Qafë Thanë, reagon kreu i ARSH-së: Për 30 minuta do të hapet njëri kah i rrugës

Kreu i ARRSH-së (Autoriteti Rrugor Shqiptar), Ami Kozeli ka reguar në lidhje me bllokimin e sotëm të aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Në një prononcim të dhënë për Report.Tv, Kozeli shprehet se po vijon rruga për pastrimin e rrugës. Ndërsa shpresohet që brenda 30 minuta të hapet njëri kah i rrugës.

Mësohet se po punohet më së shumti për të hapur kahun e rrugës që vjen nga Korça, pasi në atë pjesë ka më shumë probleme me trafikun.

“Ne kemi marrë masat e nevojshme. Aksi duhet të ishte liruar, por për shkak të dy masive shkëmbore u vonua. Siguria është primare. Ne synojmë të zhbllokojmë të hapim njërin aks, kështu radha e makinave që vjen nga Korça është më e gjatë. Për 30 minuta qarkullimi do të jetë i hapur për lëvizjen e automjeteve në njërën korsi”, tha Ami Kozeli.

Kujtojmë se ditën e sotme, rreth orës 11, në aksin Librazhd-Përrenjas pati rrëshqitje gurësh dhe dherash, që shkaktoi bllokimin e rrugës si dhe pezulloi qarkullimin e makinave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT