Konfirmohet nga autoritetet: Jeffrey Epstein nuk ka vdekur më 9 gusht të 2019, ZBULOHET data e saktë

Media prestigjoze BBC, pas një verifikimi dhe kontaktimit me qeverinë amerikane ka zbuluar se data e vdekjes së abuzuesit seksual Jeffrey Epstein është ngatërruar.

Qeveria amerikane ka bërë më dije se vdekja e Jeffrey Epstein u shënua gabimisht një ditë para se të vdiste.

Referuar dokumenteve të siguruara nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, mësohet se dita e vdekjes së Jeffrey Epstein nuk ka qenë 9 gusht por 10 gusht i 2019.

Kujtojmë se së fundmi autoritetet amerikane kanë bërë pulike me qindra dokumente që lidheshin me dosjen e bujshme të abuzuesit amerikan seksual Jeffrey Epstein.

Me publikimin e tyre u mësuan dhe mrartrëdhëniet miqësore ë shumë figurave të njohura me abuzuesin seksual.

Në mesin e tyre janë përmendur dhe emra të njohur për shqiptarët, si dhe disa shtetase shqiptare që mendohet se kanë kontaktuar me Epsteinin për të siguruar vende pune.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT