“Korrigjoni LIGJET”, thirrja e ish-ministrit të Drejtësisë: Reforma në drejtësi ka nevojë për rishikim dhe përmirësim, riformatojeni

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar ndërhyrjet e politikës në sistemin e drejtësisë, teksa ka komentuar rastin e “Komisionit Xhafaj”, i cili kërkoi të monitoronte SPAK.

Manjani shkruan se kjo ndërhyrje, “vijnë nga mendësia e komiteteve qëndrore të partisë e rinisë, nuk janë zgjidhje për asgjë”.

Më tej ish-ministri kishte një thirrje edhe për deputetët, të cilëve iu ka kërkuar që të korrigjojnë ligjet.

Ndërsa po ashtu ai shkruan se Reforma në drejtësi, ka nevojë për rishikim dhe përmirësim.

I duhet dhënë edhe një shans reformës të mbijetojë deri sa Shqipëria të ketë një Kushtetutë të re, që të mbyllë njëherë e mirë gjyqet e Nurembergut ndaj shtetasve të vet”, thekson Manjani në postimin e tij.

Postimi i plotë i Manjanit:

Këto vizitat inspektuese në gjykata e prokurori të Fatmir Xhafës apo të dërguarve të tij, ngjajnë si ai “Inspektori” te magazina e Shaqo Bregut (filmi Në fillim të Verës).

-Udhëroni zoti inspektor! Aaaa dyer, dritare i kam siguruar më së miri…

– Janë disa çiliminj që duan të dëmtojnë perandorinë…

Dhe në fund i vodhën letrën Shaqo ziut…

Tani, këto dacibao që vijnë nga mendësia e komiteteve qëndrore të partisë e rinisë, nuk janë zgjidhje për asgjë. As për sigurinë e gjykatave.

Parlamenti nuk është as  policia e as garda.  Aq më pak Fatmiri dhe deputetët në parlament qenkan bodyguardët e gjykatësve apo prokurorëve.

Parlamenti dhe deputetët e tij kanë vetëm një detyrë:

Të bëjnë e korrektojnë ligje.

Reforma në drejtësi, sot pas 10 vitesh ka nevojë për rishikim dhe përmirësim. Çdo reformë në këtë afat ka nevojë për rishikim.

Gjithçka që ndodh gabim sot, vjen më së shumti për shkak të ligjeve gropa-gropa të reformës. Ligje të shkruara keq  të miratuara pa debat e me shpejtësi.

Veçanërisht drejtësia penale dhe politika e personelit në gjykata e prokurori duhet riparë e riformatuar.

Mbi të gjitha sistemi ka nevojë për më shumë gjykatës në punë dhe gjykatë të paanshme.

I duhet dhënë edhe një shans reformës të mbijetojë deri sa Shqipëria të ketë një Kushtetutë të re, që të mbyllë njëherë e mirë gjyqet e Nurembergut ndaj shtetasve të vet.

Me këto gjëra duhet të merret parlamenti dhe jo me punë policësh e bodyguardësh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT