Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK, Enis Hoxha s’pranon të flasë për mediat

Ish-nëndrejtori i hipotekës, Enis Hoxha është paraqitur sot në SPAK. Ai është njëkohësisht edhe kunati i ish-zëvëndëskryeministrit Arbem Ahmetaj.
Në pamjet e sigurura, duket që Hoxha ka dalë nga ambientet e SPAK, por nuk ka dhënë asnjë prononcim, në lidhje me ato që mund të jenë folur brenda institucionit.
Kujtojmë se Ahmetaj vazhdon të qëndrojë jashtë vendit, ndërsa SPAK e ka shpallur në kërkim, duke e akuzuar për korrupsion dhe fshehje të pasurisë, ai ka refuzuar përballjen me drejtësinë, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht. Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.
Ish numri 2 i qeverisë, po hetohet për privatizimin e një ish-furre buke. Ndaj Ahmetajt u ngrit akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë.
Ai akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore. Një transfertë bankare përcjellë drejt Hungarisë nga një subjekt privat.