Kush hyri në katin e burgut të Epstein natën që ai ndërroi jetë? PAMJET e reja ngrenë pikëpyetje, njoftimi zyrtar i vdekjes u bë një ditë para se të gjendej i pajetë në qeli

Vijojnë të dalin në dritë informacione të reja sa i përket jetës dhe vdekjes së Jeffrey Epstein, teksa një dokument i publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur pikëpyetje në lidhje me kronologjinë zyrtare të orëve të fundit të jetës së “financierit”, sipas raportimit të CBS News.
Njoftimi federal i datës 9 gusht 2019, ka raportuar se Epstein ishte gjetur pa ndjenja dhe i shpallur i vdekur, një ditë përpara se autoritetet të njoftonin zyrtarisht se trupi i tij ishte zbuluar në qelinë e tij në Qendrën Federale të Paraburgimit në Manhattan më 10 gusht 2019.
Dokumentet e reja, ku përfshihet regjistrimi i një kamere të vetme aktive në ambientet e korridorit të burgut, kanë në paraqitur në to edhe pamje të paqarta të një figure të paidentifikuar që lëvizte pranë katit ku mbahej Epstein, por hetuesit nuk arritën të konfirmojnë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.
Të dhënat zyrtare të burgut raportuan se Epstein, u gjet pa ndjenja rreth orës 06:30 të mëngjesit nga një oficer, teksa personeli mjekësor tentoi ta “përmendte” por ai u shpall i vdekur pak më vonë. Mjeku ligjor e klasifikoi vdekjen si vetëvrasje me varje.
Sipas autoriteteve, ka patur dështime serioze sigurie, rojet nuk kryen kontrollet e detyrueshme gjatë natës, ndërsa kamerat e sigurisë pranë qelisë nuk funksiononin. Për këtë arsye, koha e saktë e vdekjes nuk është përcaktuar kurrë zyrtarisht.
Epstein ishte arrestuar më 6 korrik 2019 dhe përballej me akuza federale për trafikim seksual të të miturve dhe komplot. Rasti i tij, përfshirë këtu edhe zbulimet e fundit për të, përbën një nga skandalet më të mëdha penale dhe politike në SHBA dhe jo vetëm.