Malltezi akuzon Ramën dhe Yuri Kim: Me urdhër të tyre SPAK ka hapur hetimet për financimin e “Rithemelimit”

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, doli këtë të premte në një konferencë për mediat, së bashku me avokatët e tij. Malltezi dhe Berisha janë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash në çështjen e njohur si “Klubi Partizani”.

Gjatë fjalës së tij, Malltezi u shpreh se procesi për dosjen “Partizani” është një përpjekje për të goditur politikisht Sali Berishën, PD dhe opozitën.

Sipas tij, hetimi ka si synim edhe financimin e “Rithemelimit”, lëvizjes së Berishës brenda PD-së, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA-ja.

Malltezi akuzoi se të njëjtët prokurorë politikë kanë hapur çështje penale me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe Yuri Kim, të cilin e cilësoi të korruptuar.

Ai shtoi se procedimi penal u hapë edhe si PD-ja u riorganizua dhe u rithemelua në 2021-shin. Sipas Malltazit, PD është shënjestruar dhe po sulmohet si armikë politikë.

Pjesë nga fjala e Jamarbër Malltezit:

Kinse hetimi është për ish-klubin Partizani, për ngjarje të para 20 viteve. Por ama kanë thërritur deputeten Ledina Alolli, për ta pyetur si ka paguar kapelet dhe bluzat në fushatën e 2023-shit. Pra qartazi është shenjëstruar Partia Demokratike dhe opozita.

Për këto prokurorë politikë, Partia Demokratike është armiku i popullit dhe armiku i partisë. Dhe duhet luftuar me armët e plota që të munden. Kjo është është qesharake, absurde, të mendosh gjoja është hetimi për çështjen ë 200 e procedimin 287 të para 20 viteve, por pyetet për kapelet dhe bluzat e fushatës së 2023-shit. E bukura është që po të njëjtët prokurorë politikë kanë hapur çështje penale, sipas urdhërit politik të Edi Ramës dhe të korruptuarës  Yuri Kim’. Hapen procedim penal edhe si PD-ja u riorganizua dhe u rithemelua në 2021-shin.

Po kini parasysh që këtu Ledina Alollin po e pyesin për fushatën e 2023-shit. Pra, qartazi kanë shenjëstruar PD-në dhe po sulmojnë PD-në si armike politike dhe nuk po bëjnë ndjekje penale, por po bëjnë ndjekje politike nga prokurorë të cilët këto çështje, partitë politike opozitare i quajnë veprime që bien ndesh me moralin komunist. Urdhëro ku kemi hetuesin që kanë angazhuar ndaj Ledina Alollit.

Hetuesi është person i cili është patronazhist i PS-së, në fushatë elektorale me ish-ministrin Manja. Ky është hetuesi që angazhojnë për të luftuar politikisht PD-në. Pra qartazi nuk kemi të bëjmë me ndjekje politike, kemi të bëjmë me persekutim politik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT