Me pamjet ku u dhunua Bledion Nallbati dhe protestuesit, Flamur Noka ka disa fjalë për “patronazhistët”: Të paburrë, lavazhi i trurit ka bërë të vetën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar ashpër lidhur me protestën e një nate më parë ku protestues dhe deputetë të kësaj force politike u përplasën fizikisht me efektivët e Policisë.

Ashtu sikurse kemi raportuam dhe më herët, protesta e një dite më parë u përmbyll me efektivë të plagosur, por dhe me protestues dhe deputetë të lënduar, një prej tyre ka qenë edhe demokrati Bledion Nallabati.

Noka ka publikuar pamjet e dhunës që efektivët ushtruan ndaj Nallbatit, i cili fatkeqësisht u desh të dërgohej me urgjencë në spital pasi kishte pësuar hematoma në kokë dhe kishte djegie, si dhe pamjet e protestuesve të plagosur dhe arrestimet e tyre.

Gjithashtu, demokrati ka përfituar që të “kapet” dhe me ata komentues të cilët i ka quajtur “patronazhistë”, duke i cilësuar ata si mbështetës të një regjimi antidemokratik dhe akuzuar se janë të lidhur me krimin e organizuar dhe narkoshtetin.

“Kush propagandon kundër shqiptarëve që protestojnë mbetet ushtar i një regjimi antidemokratik, rrogëtar i krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

Nuk janë burra më të mirë ata që bëjnë sehir e shajnë opozitën kur vendi shpopullohet, rinia ikën dhe paraja e pistë bën ligjin”, shkruan Noka ndër të tjera, duke shprehur më tej mbështetje për qytetarët që protestojnë dhe bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 20 shkurt.

Postimi i Nokës:

Kush propagandon kundër shqiptarëve që protestojnë mbetet ushtar i një regjimi antidemokratik, rrogëtar i krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

Nuk janë burra më të mirë ata që bëjnë sehir e shajnë opozitën kur vendi shpopullohet, rinia ikën dhe paraja e pistë bën ligjin.

Komentet e disa patronazhistëve janë “plumb” për armikun e tyre imagjinar. Ne nuk jemi armiku i brendshëm. Ata janë armiku i vetes dhe i arsyes. Janë armiku i të rinjve që larguan për shkak të urrejtjes patologjike që kanë ndaj opozitarizmit dhe pluralizmit politik. Lavazhi i trurit ka bërë të vetën. Janë të pashpresë, si regjimi që i servilosen prej frikës.

Nderim qytetarëve që protestojnë!

Dt. 20 shkurt përpara kryeministrisë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT