Ndodh në Durrës! Çifti dërgon për trajnim qenin e tyre, administratorët e qendrës nuk ua kthejnë më dhe zhduken

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Durrësit, ku një çift, pronarë të një qendre trajnimi për kafshët kanë refuzuar për t’iu dorëzuar njërin prej qenve që po trajnonin, pronarëve të kafshës.
Për rrjedhojë, pronarët e qenit kanë denoncuar sjelljen e pronarëve të qendrës së trajnimit me argumentimin se janë mashtuar nga ata, pasi nuk kanë mundur të marrin mrapsht qenin e tyre.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për arrestimin e çiftit bashkëshortor, pronarë të qendrës së trajnimit.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, bashkëshortë, banues në Durrës, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”. Ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit R. I. dhe M. D., se janë mashtruar, duke dërguar qentë e tyre për trajnim dhe nuk i kanë marrë më. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.