Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët neutralizuan dhe arrestuan autorin e armatosur, i cili mori një shumë parash në një filial banke, duke rrezikuar jetën e punonjësve, dhe tentoi të largohej.

Proda theksoi se reagimi në kohë rekord, guximi dhe profesionalizmi i treguar, janë shembull i qartë i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.

“Reagimi i shpejtë, vendosmëria dhe guximi, padyshim profesionalizmi që dy kolegët tanë, inspektor Ermal Çeka dhe inspektori Eduard Saliko, treguan sot, janë provë e standardit të lartë që policia jonë përfaqëson. Të dy kolegët përballë një personi të armatosur, vepruan me vendosmëri dhe guxim, duke neutralizuar autorin. Këto janë veprime që e nderojnë uniformën tonë, rrisin autoritetin e policisë dhe besimin e qytetarëve te institucioni jonë. Drejtori më ka propozuar t’i japim stimul moral dhe material dhe do kemi rastin të takohemi dhe në ambiente të tjera”, tha Proda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT