“Oh my God”, gazetari amerikan mbetet i lënduar pas përplasjeve protestues-polici tek Parlamenti

Një gazetar i huaj ka mbetur i lënduar pas përplasjeve mes protestuesve të opozitës dhe policisë para parlamentit.
Nga videot e publikuara, në sfond dëgjohen zëra ku thuhet se “është gazetar amerikan që bën podkast”.
Gazetari është ai ndjerë keq në momentin kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve, teksa ka pasur probleme me frymëmarrjen .
Atij i kanë ardhur në ndihmë protestuesit dhe efektivët e policisë, duke i dhënë ujë.
Ende nuk dihet se për kë gazetar bëhet fjalë.