PAMJE DRAMATIKE: Grabitësit bllokojnë autostradën dhe shpërthejnë blindin me para, të maskuar dhe me kallashnikov terrorizojnë shoferët

Një furgon i blinduar u sulmua këtë mëngjes në autostradën shtetërore 613 që lidh Leccen me Brindisin, pranë Tuturanos. Sipas raportimeve fillestare, pati një shkëmbim zjarri me karabinierët, por deti tani nga mediat italiane nuk raportohet për të lënduar.

Sipas rindërtimeve fillestare, kriminelët ishin të armatosur me kallashnikovë dhe kishin në shënjestër një automjet të blinduar, të shoqëruar nga një furgon tjetër.

Për të bllokuar përparimin e furgonit dhe grupit të shoqërimit, ata i vunë flakën një kamioni në rrugën jugore, drejt Leçes. Siç shihet nga pamjet, ata më pas rrethojnë automjetin e blinduar me automjete të tjera dhe shpërthejnë derën për ta hapur me forcë.

Mbetet për t’u parë nëse grabitja ka qenë e suksesshme. Ndërkohë, që bëhet me dije se gjatë ngjarjes ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe një ndjekje nga karabinierët u zhvillua në autostradë. Megjithatë, nuk raportohet për të lënduar.

Ky është incidenti i dytë brenda rreth një viti e gjysmë përgjatë të njëjtës pjesë të autostradës.Sulmi i mëparshëm daton më 4 korrik 2024, midis Tuturano dhe Torchiarolo, dhe në atë rast grabitja pati sukses.

Sipas mediave italiane, karabinierët e komandës provinciale të Leçes kanë arrestuar dy persona për grabitjen e një furgoni të blinduar që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën midis Leçes dhe Brindisit, pranë Tuturanos.

Pamjet e regjistruara nga shoferët që kalonin aty pranë, tregojnë të paktën gjashtë persona në veprim, të gjithë me fytyrat e mbuluara: disa kishin veshur tuta të bardha dhe mbanin armë, duke lëvizur me shpejtësi dhe koordinim.

Radio “Sensi Centrale” raporton se pavarësisht shpërthimit, grabitja me sa duket nuk pati sukses. Për të siguruar arratisjen e tyre, kriminelët dyshohet se grabitën disa shoferë që ishin në autostradë në atë kohë, duke shkaktuar panik midis atyre që ishin në vendngjarje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT