“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

Juristi Ylli Manjani ka folur këtë të hënë në Now Euronews Albania me Erla Muhillin lidhur me vendimin e Kushtetueses për pezullimin e Belinda Ballukut.
Manjani ka treguar se ku, sipas tij, do të ndërhyjë Kryeministri Edi Rama pas vendimit të tij ditën e sotme në Grupin Parlamentar të PS-së.
“Në të gjitha standardet e KiE-së është e sugjerueshme që të shikohet gjëja që të bëhet një rishikim dhe si korrektohen gabimet.
Reagimi i kryeministrit ka të bëjë vetëm me pjesën e në fakt që nuk është kushtetuese që është një nen në kodin e procedurës penale me atë që e kemi diskutuar që ka të bëjë me nenin 42.
Unë do dëshiroja që të jetë një paketë e plotë, ai flet për listimin e zyrtarëve të lartë. Atë që duhet ta zgjidhte Kushtetuta do ta zgjidhi Rama tani.
Gjykatës Kushtetuese iu kërkua që të interpretonte nenin 42, dhe te koncepti i personave të zgjedhur iu kërkua të fuste edhe ministrat se kanë imunitet. Kushtetuesja se bëri dot këtë gjë, ai do marrë ligjin dhe do ta sqarojë.” – tha Manjani