Pediatria e Lushnjës “pushtohet” nga uji, myku dhe lagështira, ironia e deputetit të PD-së: Kur të shkoni, merrni çadër me vete (VIDEO)

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, ka denoncuar përmes një video në Facebook, gjendjen në të cilën ndodhet Pediatria e Spitalit të Lushnjës.
Në videon e postuar nga Korreshi, dallohet se në Pediatri ka prezencë të ujit, mykut dhe lagështirës, duke qenë larg standardeve të një qendre shëndetësore dhe rrezik potencial për shëndetin e pacientëve.
Deputeti demokrat nuk ka lënë pa ironizuar gjendjen e Pediatrisë, teksa shkruan se kur qytetarët të paraqiten në këtë qendër shëndetësore, duhet të marrin çadër me vete.
Ndërsa po ashtu, ai iu bën thirrje që të kenë kujdes nga shkallët në katin e katërt të institucionit shëndetësor.
“Kujdes kur te shkoni ne Pediatrine e Spitalit ne Lushnje. Ju lutem merrni dhe ombrelle me vete.
Reforma e thelle ne shendetesi ju fton te beni kujdes shkallet se eshte ne katin e katert pavioni i pediatrise dhe rreshqisni”, shkruan Korreshi.