“Pezullimi i një ministri është antikushtetues”, Plarent Ndreca sqaron “ngërçin” për Ballukun me raportin e Venecias: E thotë qartë, nuk mund të pengohet ushtrimi i detyrës

Avokati Plarent Ndreca ka dhënë një shpjegim juridik lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila u nda 4 me 4 në shqyrtimin e ankimimit të qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së ndaj zv. kryeministres dhe ministres Belinda Balluku.

Ndreca ka sjellë në studion e emisionit “Top Story”, një raport të Komisionit të Venecias, i cili e thotë qartë e zeza mbi të bardhë se imuniteti funksional përfshin jo vetëm votën formale, por gjithë veprimtarinë parlamentare dhe ushtrimin e funksionit politik.

Në këtë kuptim, çdo akt që pengon ushtrimin e detyrës përbën cenim të drejtpërdrejtë të imunitetit.

“Kushtetuesja në fakt nuk është ndarë, ka qenë unanime në një pikë që për mua është skandaloze, ra dakord që pezullimi i parashikuar nuk është cenim i imunitetit. Që qenka antikushtetuese këtë që thotë Kushtetuesja. Nëse nuk ka një ndikim në Kushtetutë, i bie qenka antikushtetues.

Në Komisionin e Venecias, në një raport që ka bërë në 96, dhe e ka përcaktuar qartë se çfarë është imuniteti. Në këtë rast bëhet fjalë për imunitet funksional dhe në këtë rast është një cenim i pastër i imunitetit funksional, cenimi për të ushtruar detyrën. E thotë shumë qartë, shkrirja e imunitetit, nuk mund të pengohet ushtrimi i detyrës. Pezullimi me një akt procedural i parashikuar në ligj i një funksioni kushtetues, nëse nuk shprehet në Kushtetutë, ose ligji.

Neni 73.1 e thotë shumë qartë, deputeti ka imunitet të shprehet i lirë dhe vota. Referuar këtij raporti vota nuk është procesi i ngritjes së dorës, por e gjithë veprimtaria parlamentare dhe gjithçka që ndodh në ushtrimin e funksionit politik”, ka thënë Ndreca, teksa më tej thekson se në mungesë të një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë vendimmarrje ekzekutive për t’u zbatuar, duke lënë në “dorën” e Parlamentit dhe mazhorancës marrjen e vendimit përkatës, për sa kohë Kushtetuesja nuk ka arritur një qëndrim përfundimtar.

“Siç e thanë, është ndarë 4-4 dhe nuk ka një vendim. Nuk ka një vendimmarrje ekzekutive dhe duhet zbatuar, nuk ka një vendimmarrje dhe nuk ka çfarë të zbatojë mazhoranca dhe Parlamenti në këtë rast. Është në të drejtën e Parlamentit dhe mazhorancës që të marrë vendimin e saj. Për sa kohë GJK nuk ka arritur”, thekson socialisti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT