“Pika e dobët e Trumpit është Mali i Zi”, ish-kryeministri Milo Djukanovic pjesë e dosjes së Jeffrey Epstein, mohon komunikimet me të (DETAJE)

Të tjera detaje të reja kanë dalë në pah nga dosja e bujshme e Jeffrey Epstein, ku mësohet se përmendet dhe emri i ish-kryeministrit dhe ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic.

Dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, zbulojnë se emri i Djukanovic shfaqet në mesazhet kur Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak.

Në një prej këtyre komunikimeve, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”.

Në vijim të bisedës, Epstein i përgjigjet: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”, ndërsa Lajçak thekson se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.

Gjatë këtij komunikimi, Epstein i ka dërguar Lajçakut edhe një link nga New York Times, pjesë e së cilës është një fotografi e Kotorrit, për të cilën Lajçak shkruan: “Të thashë që Mali i Zi ishte i shkëlqyer”.

Më tej, Epstein pyet Lajçakun kërkon që të saktësojë nëse Djukanovic mbante postin e presidentit apo të kryeministrit në atë kohë, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ai ishte president.

Një pjesë e mesazheve mësohet të jetë shkëmbyer në gusht 2018, ndërsa të tjera më 21 shtator të po atij viti.

Nga ana e tij, Milo Djukanovic ka mohuar çdo njohje apo komunikim me Jeffrey Epsteinin. Djukanovic deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me të.

Në përgjigje të interesimit të shpeshtë të përfaqësuesve të medias lidhur me publikimin e komunikimeve të të ndjerit Jeffrey Epstein, dua të sqaroj se nuk e kam njohur kurrë Epsteinin dhe nuk kam komunikuar asnjëherë me të, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Për rrjedhojë, nuk mund të dëshmoj për vërtetësinë e bisedave të publikuara apo për vizitat e tij të mundshme në Mal të Zi,” u shpreh Djukanovic .

Back to top button
LAJMET E FUNDIT