Plas grushti në një shkollë fillore, profesori rrihet me nxënësin, shoqërohen në polici (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku një rrahje ka ndodhur mes një mësuesi dhe nxënësi.
Në pamjet e publikuara nga mediat kosovare, vërehet se është fillimisht mësuesi ai që ka goditur me shuplaka nxënësin, ndërsa ky i fundit e godet me shkelm në gjoks.
Ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe Drejtori i shkollës “Pavarësia”, Halil Brahaj, i cila ka bërë të ditur se në momentin e incidentit nuk ndodhej në shkollë, por se është informuar për ngjarjen, të cilën e ka konfirmuar përmes telefonit.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe policia e Kosovës, e cila bën me dije se ka shoqëruar në komisariat palët e përfshira në rrahje.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk dihen arsyet që çuan në konfliktin fizik mes nxënësit dhe mësuesit.