“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

I ftuar në emisionin “Ora e fundit”, gazetari Ardit Rada komentoi çështjen “Balluku” duke u shprehur se Qeveria ka të drejtë për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.

“Është një precedent për të cilin ne kemi nevojë ta kalojmë, për të ditur se çfarë ndodh në të ardhmen mes gjyqësorit dhe Qeverisë. Logjika nuk ta lejon të besosh se një prokuror bashkë me një gjyqtar mund të pezullojnë numrin dy të qeverisë. Madje asnjë minsitër. Sepse kështu i bie që të çmendet një prokuror në Dibër fjala bie, edhe të thotë se në një hetim që po kryen mes grupeve kriminale, figuron në përgjime edhe emrin i Edi Ramës.

Ky prokurori tani do ta pezullojë Kryeministrin? Sepse ligji ia jep si të drejtë pa qenë prokuror i SPAK. Ai e bën sepse është urgjente dhe derisa çështja të kalojë në Tiranë në SPAK, i duhet të mbrojë provat mos ia prish Rama në detyrë. Pra nesë nën avujt e alkoolit mund t’ia japi truri një prokurori dhe një gjyqtari që të pezullojnë qeverinë, çfarë do bëjmë ne? Se në zgjedhje të parakohshme nuk shkohet dot. T’i kërkojmë Blendi Klosit se cilin mendon për pasardhës të Ramës si kryeministër nga radhët e PS?”, u shpreh Rada në “Ora e fundit”.

I pyetur nëse ‘Kushtetuejsa’ ka ndonjë vonesë në marrjen e vendimit, Rada tha:

“Tani tek vonesa e Gjykatës Kushtetuese, që thuhet nëpër media. Për Sali Berishën, GJK-së iu desh 8 muaj të shprehej në favor të tij dhe s’e akuzoi njeri pse u vonua. Gjykata Kushtetuese merr vendime jetike. Këtu kemi çështje civile që zgjasin me vite, për 3 metra tokë që në fund të fundit ta thotë metri të saktë se kush ka të drejtë.

Si mund t’i themi Kushtetueses ne, fol pak shpejt se po të pret Gazment Bardhi? E dini ju që në asnë vend të botës shkalla e fundit e gjyqësorit s’mund të shprehet si Këshilli i Lagjes, me një mbledhje apo me nëj muaj? S’mund t’i digjet karriera politike dikujt, edhe të bredhi rrugëve të botës pastaj nga GJEDNJ në Strasburg etj, edhe të vijë me një vendim pafajësia, por këtu të gjejë Berishën kryeministër. Të bëhet zv.Kryeminsitrja e Berishës pastaj me rikthim në detyrë?”, tha Ardit Rada për ABC News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT