Procesi gjyqësor ndaj Arben Ahmetaj, ZBULOHET dëshmitari i parë, biznesmeni pritet të rrëfejë për “Bukën”

Ditën e sotme në GJKKO pritet që të japë dëshminë  e tij në lidhje me procesin gjyqësor ndaj Arben AhmetajLirim Fezollari.

Burime për mediat bëjnë me dije se pritet që sot në lidhje dosjen “Buka” të dëshmojë biznesmeni Lirim Fezollari.

Ndërsa Ahmetaj mund të dëshmojë me audio ose videokonferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës.

Burimet bëjnë me dije se prokurori i çështjes, Elvin Gogaj, paraqiti kërkesat për provat shkresore dhe ato me dëshmitarë.

Kujtojmë që me vendim të SPAK, Arben Ahmetaj do të gjykohet veçmas biznesmenit Fezollari dhe të pandehurit e tjerë. Ahmetaj po hetohet për privatizimin e një ish-furre buke.

Ndaj Ahmetajt u ngrit akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë.

Ai akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore. Një transfertë bankare përcjellë drejt Hungarisë nga një subjekt privat.

Arben Ahmetaj ndodhet prej 2023 në arrati, pasi ka refuzuar përballjen me drejtësinë, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht. Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

Biznesmeni Lirim Fezollari bleu më 21 gusht 2015 45.97% të aksioneve shtetërore për 3.2 milion euro, mori në zotërim tokën, mori leje ndërtimi dhe ngriti qendrën tregtare “Emerald Mall”.

Në Maj të vitit 2023, biznesmeni i “Tabacco Holding Group” njëherësh dhe përfituesi i ankandit për privatizimin e aksioneve shtetërore të “Buka Sh.a”, Lirim Fezollari është paraqitur në SPAK duke dhënë shpjegime për procedurën e përfitimit të ish-Fabrikës së Bukës në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT