Projekti zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore, dhjetëra banorë protestojnë sërish kundër ndërtimit të resortit në Rrjollë

Nisja  e procedurave për fillimin e punimeve për ndërtimin e një resorti tursitik në zonën mes Ranës së Hedhun dhe Rrjollës, ka nxitur protestën e radhës nga banorët e vendit.

Dhjetëra banorë kanë dalë sërish në protestë, ditën e sotme, duke pretenduar se është e drejta e tyre për të kërkuar drejtësi në lidhje me ndërtimin e resortit “Blue Borgo” pasi sipas tyre zona u përket banorëve të saj.

“Zona është e banorëve. Ne nuk dakordësohemi për realizimin e projektit” është shprehur një nga protestuesit.

Në lidhje me këtë situatë, kujtojmë se më herët ka reguar dhe kompania “Gener 2” e cila ka sqaruar se ndërtimi i resortit në fjalë është duke u zhvilluar në përputhje me të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.

Që në nisjen e idesë së ndërtimit të këtij resorti e deri në finalizimin e marrjes së lejes së ndërtimit për këtë objekt, në dhjetor të 2024, pas protestës së banorëve të zonës më 26 mars të 2025, kompania pohon se ka ndjekur me përpkishmëri të gjitha procedurat e kërkuara për realizimin e projektit të tyre.

“Kompania Gener 2 garanton se gjatë këtij procesi nuk i ka cënuar askujt të drejtat e pronësisë dhe asnjë të drejtë tjetër, por është mbështetur vetëm në vendimet e çertifikuara në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Çdo pretendim tjetër lidhur me pozicionin tonë për projektin “Blue Borgo” është një spekullim i pastër, pa asnjë lidhje me të vërtetën, të cilin e konsiderojmë një deformim të qëllimshëm ose jo, që thjesht dhe vetëm dezinformon publikun.Kompania Gener 2 mbetet plotësisht e angazhuar në realizimin në kohë dhe në cilësi të projektit “Blue Borgo” në përputhje të plotë me standartet më të mira bashkëkohore dhe në respekt të plotë me të gjitha procedurat ligjore të Republikës së Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kompanisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT