Protesta kombëtare e opozitës! Taulant Balla publikon PAMJET, tallet me organizimin e demokratëve: S’po vijnë më as njerëzit e shtëpisë

Pas mbylljes së foltores së sotme të Partisë Demokratike të zhvilluar para Kryeministrisë, socialisti Taulant Balla ka publikuar pamjet e regjistruara nga lart me dron.

Në videon e publikuar nga Balla shikohet një numër i vogël pjesëmarrësish, ndaj në lidhje me këtë socialisti ka ironizuar situatën.

“As krushq, as hyzmetqarë, s’po na vijnë më as njerëzit e shpisë” shkroi Balla në postimin e tij.

Në foltoren e sotme, kryedemokrati Berisha i bëri thirrje policisë që nesër të bashkohen në protestën e opozitës.

Berisha tha se policia duhet të marrë një vendim historik dhe të bashkohen me protestuesit, teksa sipas tij duhet të shohin interesin e familjeve të tyre.

Edhe demokrati Ervin Salianji u bëri thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protestën e opzitës që pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Postimi i Taulant Ballës:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT