Publikimi i dosjeve Epstein, Arjan Curri: Edhe në Shqipëri ka nivel pervesiteti

Analisti Arjan Curri ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, ku komentoi publikimin e dosjeve Epstein, një çështje që ka marrë vëmendje të madhe në mbarë botën.
Curri u shpreh se nivele të ngjashme perversiteti ekzistojnë jo vetëm në vende të mëdha, por edhe në Shqipëri dhe në elitat e shoqërive të vogla.
Gjithashtu ai tha se njerëzit që arrijnë këtë nivel mendojnë se përmes perversitetit mund t’i shpëtojnë vdekjes, por sipas tij kjo është një iluzion.
“Gjërat tronditëse janë dhe sa herë që sheh diçka, tronditesh se i shikon live. Por kjo nuk është asgjë e re.
Këta tani janë zotat e modernitetit. Nëse pushtetin yt shkon në maksikmum, atëherë ti i ke të gjitha, e vetmja gjë ku ty të rri mendja është perversiteti, sepse nuk të japin kënaqësi këto gjërat e tjera.
Edhe në Shqipëri ka nivel pervesiteti të Epstein. Njerëz që i kanë të gjitha dhe e vetmja gjë që i mungon është perversiteti. Edhe shoqëritë e vogla krijojnë elita, këto mendojnë se nuk i kap ligji dhe mund të bëjnë çdo gjë.
Në përgjithësi njerëzit aty shkojnë. Në vitin 42 Para Krishtit, ishte një perandor në Romë, August. Ai ka një shtëpi në ishullin Kapri. Në atë ishull ishte një Vila Jupiter. Aty thuhet se vinte djem të mitur që kryenin marrëdhënie dashurore dhe të pasurit i shihnin.
Ose shkon deri në një nivel dhe thua boll, ose e ndalon veten dhe ata të heqin. Konservatorët më të mëdhenj, besimtarët më të mëdhenj, bashkohen me liberalët më të mëdhenj.
Edhe këta që bëjnë perversitetin mendojnë se me këtë do kalojnë vdekjen. Iluzion është ai, prapë do vdesin. Por vdesin me një ide tjetër nga ne të tjerët”, tha Curri .