Putin, i vetmi politikan që nuk doli në dosjen e Jeffrey Epstein! DOKUMENTET e reja tregojnë përpjekjet e abuzesit sekual për t’u afruar me rusët

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është nga të paktët njerëz emri i të cilit nuk ka dalë në pah nga dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”.

Media prestigjoze CNN i ka kushtuar një artikull abuzesit seksual, Jeffrey Epstein, i cili mësohet se kishte një mesazh që donte t’ia përcillte Presidentit rus Vladimir Putin.

Ishte qershor i 2018 pasi ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, ishte ndarë nga jeta.

Sipas dokumenteve të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, thuhej se Churkin takohej rregullisht në Nju Jork me Jeffrey Epstein. Madjenënvizohet fakti që Epstein kishte shfaqur gatishmërin për të ndihmuar djalin e Churkin , Maxim, të gjente një punë në një firmë menaxhimi pasurie në Nju Jork.

Për këtë, Epstein kërkonte të fliste me një zyrtar tjetër rus: “Ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov. Më 24 qershor 2018, Epstein i dërgoi një email politikanit norvegjez Thorbjørn Jagland, atëherë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, “Mendoj se mund t’i sugjeroni Putinit, që Lavrov, të marrë informacion duke folur me mua. Vitaly Churkin e bënte më parë, por vdiq. ?!”

Jagland i bëri me dije se do të takohej me asistentin e Lavrovit të hënën e ardhshme dhe do ta sugjeronte këtë.

Ndërsa Epstein u përgjigj: “Churkin ishte i shkëlqyer. Ai e kuptoi Trumpin pas bisedave tona. Nuk është komplekse. Ai duhet parë për të kuptuar diçka që është kaq e thjeshtë.”

Teksa interesi i Epstein për të zbuluar modele nga Rusia dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore ishte bërë i ditur, tashmë publikimi i fundit i dokumenteve që lidhen me financierin ofron një pasqyrë të re mbi përpjekjet e tij për t’u afruar me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Putinin.

Dokumentet e reja që tregojnë më shumë komunikime të Epstein me politikanë ndërkombëtarë, përfshirë zyrtarë rusë, kanë çuar në më shumë spekulime rreth motiveve të miliarderit.

Nga ana e Kremlini janë hedhur poshtë aludimet se Epstein ishte spiun për Rusinë.

“Teoria se Epstein kontrollohej nga shërbimet e inteligjencës ruse mund të merret në çdo mënyrë, por jo seriozisht”, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Peskov shtoi se gazetarët “nuk duhet të humbasin kohë” duke hetuar akuzat se Epstein kishte lidhje me inteligjencën ruse.

Dokumentet nuk tregojnë nëse Epstein ka arritur ndonjëherë të lidhet me udhëheqësin rus.

Më 9 maj 2013, sipas dokumenteve, Epstein i shkroi ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak se Jagland “do të takohet me Putinin në Soçi” më 20 maj dhe se Jagland e pyeti nëse Epstein do të ishte i disponueshëm për t’u takuar me presidentin rus “për të shpjeguar se si Rusia mund të strukturojë marrëveshjet në mënyrë që të inkurajojë investimet perëndimore”.

“Nuk e kam takuar kurrë, doja që ta dije”, shtoi Epstein në emailin e tij drejtuar Barakut.

Disa ditë më vonë, Jagland i tha Epstein më 14 maj 2013 se planifikonte t’i përcillte Putinit një mesazh në emër të Epstein me argumentimin se mund të ishte i dobishëm. “Kam një mik që mund të të ndihmojë të marrësh masat e nevojshme (dhe pastaj të të prezantojë) dhe të të pyesë [nëse] është interesante që ai të takohet me ty”, shkroi Jagland në një email drejtuar Epstein .

Epstein u përgjigj: “Ai është në një pozicion unik për të bërë diçka madhështore, siç bëri Sputnik për garën hapësinore. Mund t’i thuash se unë dhe ti jemi të afërt dhe se unë e këshilloj Gates. Kjo është konfidenciale. Do të isha i lumtur ta takoja, por për të paktën dy deri në tre orë, jo më pak.”

Miliarderi Bill Gates e ka përshkruar publikisht takimin me Epstein si një “gabim serioz në gjykim”, por mohoi çdo sjellje të papërshtatshme .

Por në një email tjetër drejtuar Barakut më 21 maj 2013 , Epstein pretendoi pa dhënë prova se kishte mohuar një kërkesë nga Putini për t’u takuar gjatë një konference ekonomike ruse në Shën Petersburg. Epstein tha se nëse Putini donte të takohej me të, ai do të “duhej të linte mënjanë kohën reale dhe privatësinë”.

Më shumë se një vit më vonë, në korrik 2014, një email drejtuar Epstein sugjeron se ai kishte një takim të planifikuar së shpejti me Putinin dhe e kishte ftuar themeluesin e LinkedIn të bashkohej. Joi Ito, atëherë drejtor i MIT Media Lab, i shkroi Epstein: “Nuk arrita ta bindja Reid të ndryshonte axhendën e tij për të shkuar të takohej me Putinin me ty”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT