Rrëshqitje edhe në bypassin e Vlorës, qarkullimi gjatë natës paraqet rrezik

Gjatë natës, në baypassin e Vlorës, mbi zonën e Kaninës, ka pasur rrëshqitje gurësh.
Kanë qenë drejtuesit e mjeteve ata që kanë sinjalizuar Policinë e Vlorës për praninë e gurëve në rrugë, të cilët kanë rrezikuar qarkullimin.
Pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit, pasi aktualisht në këtë aks qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Edhe rruga që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj në Vlorë është bllokuar.