Shokët e tij po përballen me gjykimin e “egër”, lirohet njëri prej ish-komandantëve të UÇK-së, të birit i bëhet zemra “mal”: Mirë se erdhe babë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Lajmin për lirimin e tij e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale djali i tij, i cili shkruan: “Mirë se erdhe në atdhe, babë!”.
Bëhet me dije se vendimi për lirimin e tij, ka ardhur pasi Gjykata ka marrë parasysh gjithashtu marrëdhëniet familjare pozitive, mjedisin e qëndrueshëm të jetesës dhe rrjetin e gjerë shoqëror të Shalës, të cilat, sipas vlerësimit, ofrojnë perspektivë të arsyeshme rehabilitimi, ndonëse veprat penale janë cilësuar si të rënda.
Më 4 shkurt 2054, Haxhi Shala u dënua me tre vjet burgim nga Specialja e Hagës. Së bashku me të u dënuan me nga 2 vite burg edhe dy bashkëpunëtorët e tij Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari.
Rasti i Shalës lidhet me aktakuzën e ngritur më 4 tetor 2023 ndaj tij, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, me të cilënt u akuzua se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.
Procesi gjyqësor ndaj tre të akuzuarve nisi më 4 shtator 2024, ku fillimisht ishte vendosur që gjykimi të niste më 14 nëntor 2024, por ai u shty për shkak të negociatave mes palëve për arritjen e marrëveshjeve për pranimin e fajësisë.
Ndërsa më pas në 13 nëntor 2024, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me të tre të akuzuarit.
Në 6 dhjetor u dorëzua aktakuza e rishikuar, e cila përfshinte edhe këto marrëveshje, ku në aspektin procedural, marrëveshjet me Shalën dhe Januzin u pranuan, ndërsa ajo e Bahtijarit fillimisht u vlerësua me mangësi.
Në 18 dhjetor Shala dhe Januzi u deklaruan fajtorë, ndërsa tani janë liruar nga qelitë e Hagës.