Shqipëria në “gjurmët” e Francës dhe Australisë? Balla e thotë nga Kuvendi: Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç, domosdoshmëri

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paralajmëruar se ai do të votonte ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Balla tha se diçka e tillë është domosdoshmëri, pasi sipas tij të miturit përballen me rreziqe që iu vijnë nga rrjetet socialet.

Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, një praktikë që po ndiqet nga vende që marrin përgjegjësi si Franca, Spanja dhe Australia”, u shpreh Balla.

Por më tej ai tha se një vendim i tillë duhet të merret përmes një konsultimi të gjerë publik.

Kujtojmë që së fundmi vende si Australia, Franca dhe Spanja, kanë marrë masa të ashpra, teksa kanë ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16-vjeç.

Ndërsa vetëm në ditët e para që ligji hyri në fuqi në Australi, qindra mijëra adresa të minorenëve u mbyllën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT