“Si u bënë modele nga hiçi?”, del DOKUMENTI, motrat Hadid me famë ndërkombëtare pjesë e dosjes së bujshme të Jeffrey Epstein

Dokumente të reja të publikuara nga dosja e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein kanë vënë në pikëpyetje karrierën e suksesshme në industrinë e modës për motrat modele, Bella e Gigi Hadid.
Në një e-mail të publikuar nda Departamenti i Drejtëisë Amerikane, i cili mban datën 3 dhjetor 2015, një person i paidentifikua që dyshohet të ketë lidhje me botën e modelingut shfaqet teksa pyet Epstein: “Si u bënë motrat Hadid modele dhe fitojnë kaq shumë para? Nuk e kuptoj!”
Në lidhje me këtë, Epstein i përgjigjet: “Ti e di”, duke hedhur kështu poshtë pretendimin e telefonuesit se “babai i tyre pagoi agjencinë e modelimit”.
Më tej biseda merr tone të tjera duke përfshirë dhe një gjuhë të papërshtatshme. Telefonuesi thekson se “ka shumë vajza që bëjnë gjëra të tilla”, ndërsa Epstein thotë: “Pajtohem”.
“Pra, çfarë bënë ato?” këmbëngul bashkëbiseduesi.
Duke iu përgjigjur në vijm, Epstein përdor një shprehje vulgare me nënkuptime të qarta. Pasi pyetet për motrat Hadid me frazën “nëse mund ta bëjnë ato, pse jo unë?”, Epstein përfundon: “Sepse ato ndjekin udhëzimet, është kaq e thjeshtë”.