Skandal në tregun e Milotit, mishi dhe produkte bulmeti shiteshin në mes të baltës! Ndërhyn AKU-ja dhe Policia e Shtetit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një aksion kontrolli në tregun e Milotit, ku janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve higjeno-sanitare.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, u sekuestruan sasi mishi dhe produkte bulmeti që tregtoheshin në mënyrë të paligjshme, të ekspozuara në kushte të papërshtatshme, mes baltës dhe pa asnjë standard sigurie ushqimore, duke përbërë një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Tregu i Milotit, i cili funksionon kryesisht ditëve të dielë, konsiderohet një vend grumbullimi i paligjshëm, pasi nuk përmbush asnjë nga kriteret ligjore dhe higjeno-sanitare të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Policia e Shtetit u bëjnë apel tregtarëve dhe qytetarëve të respektojnë rregullat e sigurisë ushqimore, duke paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje të ligjit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT