Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ushtria amerikane rrëzon dronin iranian, u shfaq papritmas sipër aeroplanmbajtëses

Ushtria amerikane ka rrëzuar sot një dron iranian e cila iu afrua një aeroplanmbajtëseje në Detin Arabik.
Incidenti ka ndodhur pas përplasjeve të forta mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Mediat e huaja raportojnë se rrëzimi i dronit u bë në mënyrë vetëmbrojtëse nga ana e ushtrisë amerikane, pasi droni iiu afrua aeroplanmbajtëses në mënyrë të paqartë.
Ndërsa dyshohet se mund të vihej në rrezik jeta e personelit të aeroplanmbajtëses.
Lajmi u konfirmua gjithashtu dhe nga një zyrtar amerikan i cili theksoi se një avion luftarak amerikan F-16 rrëzoi një Shahed 139 iranian, i cili po i afrohej aeroplanmbajtëses.