Tirana dje si “arenë lufte”, socialisti nxjerr me VIDEO molotovët që protestuesit e Berishës përdorën: I kanë krijuar me benzinë dhe fishekzjarre

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e regjistruar një ditë më parë në kryeqytet, kryesisht për mënyrën se si protestuesit u sollën kundrejt forcave të rendit.

Në rrjetet e tij sociale, Braçe ka postuar një video ku dhe shfaqte bombat molotov të përdorura një ditë më parë nga protestuesit, ose ashtu si dhe ai i quan nga një grup “mercenarësh”.

Sipas tij, këto ishin versione të reja të molotovit, të bëra me gjysmë litri benzinë e shoqëruar me një fishekzjarr me fitil. Braçe sqaroi se në momentin që ato shpërthejnë fishekzjarrët ndezin benzinën, duke përhapur flakët dhe avujt e saj, e duke i bërë ato armë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Brace theksoi se përdorimi i tyre në turmë është një akt kriminal dhe solli në vëmendjen e qytetarëve kërkesën që ai bëri në Kuvend sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, që molotovët të konsiderohen armë vdekjeprurëse dhe përdorimi i tyre të shndërrohet në terrorizëm të brendshëm.

“Janë bombat e pa shpërthyera dje gjatë protestës së opozitës, i dispononin një grup protestuesish të themi, ishin mernecarë që u përfshinë në akte të pastra kriminale. Ky është zhvillim modern i molotovit, gjysmë litër benzin i shoqëruar me një fishekzjarr me fitil i cili kur shpërthen ndizet, i vë zjarrin benzinës dhe avujt të përvëlojnë, fishekzjarret ndihmojnë dhe në përhapjen e flakëve. Të martën që shkoi kërkova grupit parlamentar dhe kuvendit që këto bomba të konsiderohen armë vdekjeprurëse siç janë.”, tha Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT