“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme!” I doli emri në dosjet Epstein, ish-kryeministri norvegjez nën hetim, “braktiset” nga qeveria dhe instituti i Çmimit Nobel

Ish-kryeministri norvegjez, Thorbjorn Jagland, është tashmë zyrtarisht nën hetim me akuzën e “korrupsionit të rëndë”, pasi ishte pjesë e skandalit me dosjen e Epstein.
Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, është shprehur se do të kërkonte që imuniteti i Jagland, si ish-kreu i një organizate ndërkombëtare, të hiqej në mënyrë që hetimi të bëhej më i lehtë.
Jagland ishte kryeministër norvegjez nga viti 1996 deri në vitin 1997 dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019. Midis janarit 2009 dhe marsit 2015, ai kryesoi gjithashtu komitetin që zgjedh fituesin e Çmimit Nobel për Paqen.
Kujtojmë se në një nga email-et e dërgura nga ish-kryeministri norvegjez për Epstein në vitin 2012, ai kishte shkruar: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme”.
Ndërkohë instituti Norvegjez i Çmimit Nobel, ka bërë një deklaratë ku është shprehur se është duke pritur një shpjegim nga ai lidhur me raportimet e fundit.