VIDEO/ Torino në “FLAKË”! Protestat e dhunshme pushtojnë vendin, reagon Meloni: Këto nuk janë protesta, por sulme ndaj Shtetit

Torino është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku mijëra qytetarë dolën në demonstratë duke u solidarizuar me qendrën sociale Askatasuna, e zbrazur nga autoritetet muajt e fundit.

Protestuesit hodhën gurë  ndërsa qyteti u mbulua nga tymi i gazit lotsjellës. Një nga automjetet e policisë u vendos në flakë, ndërsa zjarrfikësit dhe hidrantët e policisë u përpoqën ta shuanin.

Nga oranizatorët ishin parashikuar tre tubime, një në Piazza XVIII Dicembre, Porta Nuova dhe Palazzo Nuovo, që më pas u bashkuan në Piazza Vittorio për të vijuar drejt Corso Regina Margherita.

Në njoftimet e tyre u tha se në tubim morën pjesë mbi 15 mijë persona, shifër kjo e konfirmuar edhe nga policia. Në krye të marshimit pati edhe flamuj të palestinës si edhe pankarta pro-palestinës, apo thirrje për lirinë e Mohammed Hannoun, Daëoud dhe Yaser Elasaly, në lidhje me hetimin mbi fondet për Hamas. Një përfaqësuese e të rinjve palestinezë brohoriti: “Intifada deri në fitore!”

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi menjëherë përmes rrjeteve sociale:

“Këto nuk janë kundërshtim apo protestë; janë sulme të dhunshme ndaj Shtetit dhe atyre që e përfaqësojnë. Qeveria ka forcuar mjetet për të luftuar pandëshkueshmërinë, tani është puna e drejtësisë që të veprojë deri në fund, pa ulje dënimi dhe pa justifikime.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT