Tragjedia në Itali/ Dhoma ishte e mbushur me gaz pa erë, vëllai i Arti Kolës u helmua teksa tentoi që t’i vijë në ndihmë familjarëve të tij! Si paraqitet gjendja e tij

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Itali, ku katër anëtarët e familjes Kola, Arti, Jonisa, Hajdar dhe Xhesika, humbën jetën si pasojë e gazit nga kaldaja.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka qenë vëllai i Artit, i cili pasi nuk ka marrë përgjigje nga telefoni të familjarëve të tij, ka njoftuar policinë.

Efektivët e policisë italiane kanë hapur derën e banesës dhe janë futur brenda. Teksa ka parë familjarët e tij të pajetë, ai ka tentuar që të iu vijë në ndihmë, por ka mbetur edhe vetë i lënduar.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe dy efektivë policie, pasi në dhomë gazi ishte pa aromë.

Familja Kola ishte nga Peqini dhe jetonte prej vitesh në Itali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT