Tragjedia në Itali, vëllai vret motrën për muzikën e lartë! Del videoja në TikTok kur ai shfaqet me thikë (VIDEO)

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Itali, ku 28-vjeçari Giuseppe Musella goditi për vdekje me thikë motrën e tij, Ilenia Musella, 22 vjeçe.
Në pamjet e publikuara nga e reja në rrjetin e saj TikTok, shfaqet vajza duke bërë një video, ndërsa në sfond shfaqet një person me thikë në dorë. Kjo ka ngritur dyshime se nuk ishte hera e parë që 22-vjeçarja kërcënohej nga vëllai i saj.
Sipas mediave italiane, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë muzika me volum të lartë që e reja po dëgjonte në banesë, gjë që sipas 28-vjeçarit nuk e lejonte të flinte. Debati mes tyre është përshkallëzuar, duke bërë që Musella të marrë një thikë nga kuzhina dhe ta godasë motrën në shpinë.
Mësohet se ishte vetë autori ai që e transportoi të plagosurën drejt spitalit dhe më pas u largua nga vendngjarja. Pas disa orësh, 28-vjeçari u vetëdorëzua në polici. Fatkeqësisht, 22-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Gjatë dëshmisë së tij, Giuseppe Musella ka deklaruar: “E vrava motrën time, nuk kisha ndërmend ta vrisja.”