Trump prezanton faqen që do të ndihmojë amerikanët të blejnë ilaçe me çmime më të ulëta dhe i vendos emrin e tij!

Presidenti Donald Trump zbuloi ditën e djeshme faqen e tij të internetit TrumpRx në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, duke listuar 40 ilaçe me kosto më të ulët se çmimet e mëparshme të listës për pacientët që paguajnë nga xhepi dhe duke e quajtur lançimin pjesë të “iniciativave më transformuese të kujdesit shëndetësor”.

Ky njoftim u dha nga Trump së bashku me Administratorin e Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, Dr. Mehmet Oz, dhe Drejtorin e Studios Kombëtare të Dizajnit, Joe Gebbia.

“Duke filluar nga sonte, dhjetëra nga ilaçet me recetë më të përdorura do të jenë të disponueshme me zbritje dramatike për të gjithë konsumatorët në një faqe të re interneti të quajtur TrumpRx.gov “, tha Trump në eventin në Shtëpinë e Bardhë.

Bazuar në informacionet e publikuara në faqen e internetit TrumpRx, këto barna mund të merren në farmacitë pjesëmarrëse duke përdorur kodet e kartave të kuponave të shfaqura në faqen e internetit ose direkt përmes faqeve të internetit të prodhuesve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT