Vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, DETAJE të reja: I mituri u ndje keq pasi konsumoi mjaltë, u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri, banues në Palasë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të mjaltit, ndryshe nga sa u raportua më herët se prej një jave kishte temperaturë. Të afërmit e kanë transportuar fillimisht me mjet privat drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, pa e dërguar më parë në Qendrën Shëndetësore të zonës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se fëmija ka mbërritur në spital pa shenja jete. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Ndërkohë, për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes, pritet përfundimi i ekspertizës mjekoligjore.