VIDEO/ Dosje të “nxehta” në duart e SPAK, diplomati spanjoll zbarkon në zyrën e Klodjan Brahos, takim “kokë më kokë” me kreun e Strukturës

Ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është pritur nga kreu i ri i institucionit, Klodjan Braho.
Nga videot e siguruara nga Newsbomb, automjeti i ambasadorit Cremades është futur në oborrin e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa më pas diplomati spanjoll është parë teksa hyn në ambientet e brendshme të SPAK, ku ka zhvilluar një takim zyrtar me kreun e kësaj Strukture.
Takimi vjen në një kohë kur mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë për Prokurorinë e Posaçme dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri mbetet e lartë. Përfaqësues të vendeve aleate dhe kanë ritheksuar angazhimin e tyre për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përkrahjen e reformës në drejtësi në vendin tonë.