VIDEO/ Edi Rama shtrëngon duart dhe ha darkë me Presidentin e Këshillit Europian, i pranishëm edhe ambasadori shqiptar, anëtarësimi i Shqipërisë tema kryesore

Një ditë e ngarkuar ka qenë kjo e së hënës për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ashtu sikurse kemi raportuar dhe më herët, kreu i qeverisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, zhvilloi një takim me “të vetët”, ndërkohë që më pas u nis drejt Brukselit ku dhe mbrëmjen e sotme ka takuar Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

VIDEO/ Edi Rama shtrëngon duart dhe ha darkë me Presidentin e

Edi Rama me Antonio Costa

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme kryeministri shqiptar ka shtrënguar duart me të presidentin e KE-së, teksa thuhet se një ndër temat më kyçe për të cilat ata kanë biseduar është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. I pranishëm në këtë takim ka qenë dhe ambasadori i Shqipërisë Ferit Hoxha.

Ndërkohë që më herët u bë me dije se Rama në këtë udhëtim shoqërohet vetëm nga ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni, e cila ashtu si dhe vetë kreu i qeverisë e ka theksuar disa herë është një ndër personazhet kyçe që ka investuar në arritjen e ëndrrës europiane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT