VIDEO/ Terapia me plazëm, Skënder Brataj dhuron gjak për trajtimin e të infektuarve me Covid-19

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhuruar gjak për personat që janë të infektuar me koronavirus. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video, ku Brataj shfaqet duke dhënë gjak.

Brataj, i cili ka mposhtur sëmundjen e COVID-19, apelon që të gjithë ata që janë shëruar të ndjekin të njëjtin shembull.

“Besoj se jam i pari ose ndër të parët personel mjekësor i infektuar në Shqipëri. Kjo iniciativë duhet të fillojë sa më shpejt në Shqipëri Kjo është iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar infeksionin që të grumbullohet sa më shumë gjak që pacientët që kanë nevojë për tranfuzion gjaku ta kenë atë në dispozicion. Ju lutem të gjithë merrni pjesë në dhurimin e gjakut”, u shpreh Brataj.

Edhe Manastirliu apelon të shëruarit nga COVID-19, që të bëhen pjesë e nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”.

“Krenare për ekipin e mjekëve, që edhe me shembullin vetjak, tregojnë vlerat e solidaritetit dhe humanizmit. Dr. Skënder Brataj i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, për të dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak/plazëm! Apliko tani”, shkruan Manastirliu.

Dje në Shqipëri ka nisur procedura për terapinë e plazmës konvale për trajtimin e të prekurve nga COVID19 që janë në trajtim spitalor.

Përmes dhurimit të plazmës nga personat që e kanë kaluar sëmundjen, mund të shpetohen personat e tjerë të sëmurë me COVID-19.

©Copyright Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT