Shifra dramatike, 13 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi në Kosovë

Është rritur ndjeshëm numri i humbjeve të jetëve nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 13 persona, ndërsa një ditë më parë humbën jetën 9 persona.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 471 teste nga të cilat kanë rezultuar 158 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 12,006 raste nga 45,868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT